Skandal/ Burri 55 vjeç përdhunon adoleshenten me të meta mendore

592
Sigal

Vetëm ditën e sotme policia kë bërë të ditur një ngjarje të rëndë e cila ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë në zonën e Kombinatit, ku një 55-vjeçar është arrestuar me akuzën e përdhunimit.

Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se, 55-vjeçari dyshohet se ka joshur dhe më pas ka dhunuar seksualisht një 17-vjeçare në banesën e saj.

Mësohet se adoleshentja, vuan nga probleme të shëndetit mendor, por ka qenë vetë ajo që ka kallëzuar rastin në polici.