Skandal/ 30 minuta pas nisjes, del në rrjete sociale teza e provimit të Gjuhës Shqipe

493
Sigal

Edhe këtë vit teza e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ka dalë në rrjete sociale ende pa mbaruar provimi. Testimi për 34 mijë maturantë nisi në orën 10:00 dhe pas 30 minutash teza ka dalë në rrjete sociale. Provimi mbyllen në orën 12:30. Nuk dihet ende se çfarë vendimi do të marrë Ministria e Arsimit për këtë situatë, pasi rregullat kanë qenë strikte, dhe teza ka dalë në rrjet, në një kohë që telefonat celularë nuk lejohen në ambientet ku zhvillohet teza.