Skafi godet një fëmijë në Himarë

63
Sigal

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në plazhin e Potamit, në Himarë.

Mësohet se skafi ka goditur një fëmijë.

Nuk dihet gjendja shëndetësore e të miturit.

Ky nuk është incidenti i parë i shënuar në plazh për këtë vit.

Më 16 korrik një çift u goditën nga një gomone në plazhin e Jalës. Mjeti tentoi të dilte në breg, por nuk arriti të ndalonte.

Për pasojë çifti i pushuesve  Agostin Sefa, 31 vjeç dhe E. GJ., 25 vjeçe, morën lëndime.

25-vjeçarja u plagos lehtë, ndërsa Sefa mori lëndime në brinjë dhe fytyrë dhe u transportua në spitalin e traumës për ndihmë mjekësore.

Vetëm 2 ditë më vonë, më 18 korrik, një gomone goditi një fëmijë 7-vjeçar.

I mituri mori plagë të rënda dhe u transportua  në spital për ndihmë mjekësore.

Ngjarja ndodhi në plazhin e Jonufrës,  ku H. K., rreth 40 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone, e ka goditur 7-vjeçarin teksa ka qenë duke notuar në afërsi të bregut.

Ky është incidenti i tretë i shënuar brenda pak kohësh, ndërkohë që policia ka njoftuar se ka intensifikuar kontrollet në bregdet për të parandaluar aksidentet me mjete lundruese.