Skadon ora policore 20:00 – 06:00. Sot mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve, priten masa të reja antiCOVID

197
Sigal

Ora policore 20:00 e mbrëmjes me 6 e mëngjesit si masë antiCOVID skadon ditën e sotme. Pritet që Komiteti Teknik i Ekpertëve të mblidhet për të vendosur masat e reja që do të vihen në zbatim prej 26 shkurtit.

Prej 10 shkurtit Komiteti Teknik shtrëngoi masat dhe kufizoi lëvizjen prej orës 22: 00 duke spostuar orën policore në 20:00 të mbrëmjes, kur do të mbylleshin lokalet, baret, restorantet, marketet dhe çdo shërbim tjetër, masë kjo e vlefshme deri në 26 shkurt.

Po ashtu vijojnë të jenë të anuluara fluturimet drejt Britanisë së Madhe, ndërsa në pikat kalimit kufitar tokësor të Kakavijës dhe Kapshticës ndalohet kalimi prej orës 20:00 deri në 6 të mëngjesit.