Situatë kritike nga zjarret në Uznovë, kërkohet ndërhyrja e ushtrisë

158
Sigal

Prej disa orësh, vijon zjarri në plantacionet me fiq e ullinj në lagjen “Uznovë” në Berat. Repartet zjarrëfikëse mundën të lokalizojnë flakët, që po i afroheshin banesave duke shpëtuar 6 shtëpi dhe linjën e tensionit të lartë por dhjetëra ha me fiq e ullinj janë ende në flakë.

Zjarri ka përparuar drejt zonës kodrinore të plantavoneve të “bllokut të fiqve”,duke e bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në zonë,ku po punohet me mjete rrethanore.

Shefi i ndërhyrjes së zjarreve, Artan Merko ka kërkuar ndihmën e ushtrisë dhe helikopterëve për të shuar zjarrin masiv në Berat.

“Si pasojë e erës së fortë flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë zonën ku po digjen plantacione me fiq dhe ullinj në lagjen “Uznovë”.Shërbimet zjarrfikëse shpëtuan 6 shtëpi të fshatit që rrezikonin të përfshiheshin nga flakët por është e pamundur për të neutralizuar flakët në zonën kodrinore,ku po digjen ullinjtë e kësaj zone. Për shkak të erës së fuqishme flakët janë përhapur në parcela me ullishte,me fiq,me shkurre dhe ferra.Terreni është tepër i vështirë dhe çdo gjë po behet me krah pasi është e pamundur futja e mjeteve.Kërkojmë forca të shumta”- ka thënë Artan Merko.