Situata më problematike nga bora: Korça, Shkodra, Dibra e Kukësi

744
Sigal

Ministria e Mbrojtjes njofton prefekturat më problematike.

Prefekturat me problematike me prezence te shtuar debore dhe veshtiresi ne rruge jane, Korca, Gjirokastra, Shkodra/bashkia Puke, Dibra dhe Kukesi.

Ministria e Mbrojtjes informon se në akset kryesore nacionale nuk ka bllokim rrugesh, ndonëse disa janë të detyrueshme të lëvizet me zinxhirë.

Ministria e Mbrojtjes eshte ne kontakt te vazhdueshem me Autoritetin Rrugore, Policine e shtetit dhe prefekturat dhe te gjitha institucionet. Drejtori i pergjithshëm i Emergjencave Civile është nisur drejt Qafë Thanës për të inspektuar punën që po bëhet atje.