Situata kritike në Dukat, Prefekti i Vlorës: Të ndalojmë zjarrin që t’i afrohet Parkut të Llogarasë

217
Sigal

Në Dukat situata e zjarreve është kritike. Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj thotë se synimi i tanishëm është ndalimi i zjarrit që t’i afrohet Parkut të Llogorasë duke shpresuar të ndodhë brenda 48 orëve.

“Zjarrfikësit e përballuan me sukses duke mos devijuar zjarri. Situata paraqitet e qetë, ndërsa po punohet me dy drejtime për të mos lejuar në këto momente përshkrimin e zjarrit drejt Gropave të Epirit. Në Vlorë kemi vetëm një vatër problematike që është Karaburuni, jemi përqendruar intensivisht me zjarrfikësit, janë ndërhyrjet nga ajri të cilat po ndihmojnë.

Kjo është një ditë si ditët e para të ndërhyrjes ajrore dhe shohim që efektiviteti i tyre është i jashtëzakonshëm. Tashmë situata me banesat është tejkaluar në Dukat, kemi vetëm një synim të ndalojmë zjarrin që i drejtohet Parkut të Llogorasë.

Shpresojmë që kjo të ndodhë brenda 48 orëve. Zjarret riaktivizohen, duke qenë se Karaburuni ka karakteristikën e fyerjes së erërave në drejtime të ndryshme. Zjarret i favorizon edhe era, por mund të kenë natyrë të qëllimshme në vatra të caktuara”, tha Mamaj.