Situata kaotike në kufirin me Greqinë, Xhaçka niset drejt Kakavijës

418
Sigal

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se efektivë të Balationit të Mbështetjes Rajonale të FA në Gjirokastër janë nisur drejt pikës kufitare bashkë me një automjet të posaçëm për të shpërndarë 10 mijë litra ujë për shqiptarët që po presin në radhë prej tre ditësh për të kaluar drejt shtetit grek.

Drejt pikës kufitare të Kakavijës është nisur edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka bashkë me kreun e Emergjencave Civile Haki Çako.

Në një reagim të fundit, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi se pala greke ka shtuar edhe numri e testimeve për orë, nga 200 në 330.