Situata – Bora në Kukës arrin në 1 m, bllokohen dhjetra njësi administrative

564
Sigal

Mijëra banorë të
Kukësit, Hasit e Tropojës kanë mbetur të izoluara si pasojë e reshjeve të
dendura të borës që kanë rënë gjatë gjithë natës së shkuar.

Siç raporton Shtabi i
Emergjencave Civile në Prefektuurën e Kukësit, të bllokuara janë Njësitë
Administrative: Grykë-Çajë,Kalisë, Arrën, Surroj, Zapod, Topojan, Shishtavec e
Malzi.

Ndërkohë që shumë
fshatra të tjerë janë izoluar në bashkitë Has e Tropojë.

Po sipas këtij
institucioni, Kukësi dhe Hasi janë tërësisht në errësirë pasi një defekt ka
këputur fiderat e transmetimit të rrymës.

Lidhur me qarkullimin
në akset rrugore, drejtuesit e automjeteve mund të lëvizin vetëm me zinxhirë
ndërkohë që në zonat e thella malore trashësia e borës ka arritur deri në 1
metër, në Valbonë.

Akset nacionale:
Të gjitha akset nacionale qarkullojnë me zinxhirë. E me shumë vështirësi
qarkullohet në akse të veçanta.
Rruga e Kombit është e qarkullueshme me zinxhirë. Lartësia e dëborës 70 cm
në rajonin e Tunelit Kalimash. Punojnë 8 borëpastruese.

Kukës-Bushtricë e
qarkullueshme me zinxhirë. Lartësia e dëborës 70 cm. Punojnë 4 borëpastruese e
1 fadromë.

Kukës –Zapod e
qarkullueshme me zinxhirë. Lartësia e dëborës 35cm.   Punojnë 2 borëpastruese,1
fadromë.

F.Dugagjin–Q.Shllak e
qarkullueshme me zinxhirë deri në Qendrën e Njësisë Administrative Malzi ,pjesa
tjetër deri në Q.Shlak e Q.Mali është e bllokuar . Lartësia e dëborës 90 cm.Po
punojë 2 borëpastruese e 1 eskavator.

Kukës-Krumë e
qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë. Lartësia e dëborës 50 cm në
Q.Tobli.Punojnë 4 borëpastruese.

Krumë-Q.Prushi-Kam e
qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 60 cm.
Punojnë 3 borëpastruese.

B.Curri-Valbonë e
qarkullueshme me zinxhirë.  Lartësia e dëborës deri në 1m në Valbonë .
 Punojnë 2 fadroma e 1 borëpastruese.

B.Curri-Q.Morinë e
qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 50 cm. Punojnë 2 borëpastruese.

B.Curri-Q.Luzhë e
qarkullueshme me zinxhirë. Lartësia e dëborës 70 cm në Q.Luzhë.Punojnë 3
borëpastruese.

B.Curri-Fierzë e
qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 35 cm.Punojnë 2 borëpastruese.

Dushaj -Lekbibaj e
qarkullueshme me zinxhirë. Lartësia e dëborës 70 cm.Punojnë 2 borëpastruese.

Firmat kontraktore kanë
punuar me të gjitha mjetet e forcat e tyre për të ndërhyrë në segmentet
problematike. Nuk është raportuar për problematika të vecanta.