Sinoptikanët: Ja sa ulen temperaturat në fundjavë

514
Ditën e nesërme moti do të karakterizohet nga vranësira kalimtare, më të shpeshta në Jug dhe zonat malore duke rrezikuar nga shira të izoluar. Pasditja do të jetë me kthjellime në zonat Veriore, por vranësira kalimtare mbeten në Qendër dhe Jug deri në mbrëmje. 
Nderkohe që temperaturat e ajrit do të ulen me 1 – 2°C në të dy vlerat ekstremale ditore. Dita e diel do të jetë me kthjellime e vranësira të lehta në ultësirën perëndimore. Me vranësira të shpeshta zonat malore të vendit. Edhe pasditja mbetet me kthjellime e vranësira të lehta thuajse në gjithë vendin duke përjashtuar zonat lindore ku vranësirat fuqizohen duke rrezikuar Juglindjen nga shira të përkohshëm. Temperaturat e ajrit nuk sjellin ndryshime gjatë mëngjesit por një rritje të lehtë sjell mesdita kur maksimumi do të ngjitet në 26°C.
Sigal