Paguajmë miliardat për rrugët, që vrasin, Shqipëria 49% më shumë vdekje se norma e BE nga aksidentet rrugore.
Për shumë zona shfaqen probleme të shumta që kanë të bëjnë me sinjalistikën rrugore, me sistemin e ndriçimit apo me mungesën e gjelbërimit, gjithashtu dhe numri i lartë i karburantëve në akset rrugore. Nuk kanë munguar rastet e aksidenteve në momentin kur një makinë ka dalë nga karburanti është përplasur me automjetin që po ecte me shpejtësi në rrugë. Në vendet e BE nuk lejohet që të ketë pika karburanti që shtohen si kërpudha pas shiut, por vetëm çdo 40-50 km.
Burim tjetër aksidenti nuk mund të lihet pa përmendur projektet 3d të rrugëve, ku propagandohet shoë dhe më pas nuk ndërtohen sipas projekteve fillestare , por gjymtohen rrugës. Mund të përmendin rastin e Lungomares, rrugë nacionale dhe atë më flagrantin të mbikalimit të Laprakës, ku në tunelet e ish-sheshit ‘Shqiponja’në vetëm 24 orë ndodhën më herët 4 aksidente .
“Një vend i vogël është i lehtë të qeveriset dhe vështirë të mbrohet”- shprehet De Gol në një thënie të tij. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT dhe përllogaritjet e Monitor, në vitin 2020 Shqipëria kishte 63.9 vdekje për 1 milion banorë nga aksidentet rrugore, nga 43 që ishte mesatarja për vendet e Bashkimit Europian, sipas Eurostat. Vendi ynë renditet i teti ndër 37 vende në Europë për numrin e vdekjeve nga aksidentet rrugore në raport me popullsinë. Të dhëna i përkasin vitit 2020 dhe janë rezultat i kryqëzimit të shifrave të Eurostat për bashkimin Europian, Instat dhe Transport Community Permanent Secretariat për rajonin. Më pak aksidente në rajon gjatë 2020-ës janë regjistruar në Kosovë, me 43 humbje jete për milion banorë, po aq sa dhe norma mesatare e Bashkimit Europian. Respektimi i sinjalistikës rrugore nga drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët, faktori njeri, fushatat ndërgjegjësuese dhe legjislacioni i ashpërsuar duket se kanë rezultuar pozitivë më mbrojte të jetës për shqiptarët e Kosovës.
Rajoni i pakujdesshëm në rrugë
Në vlerë absolute, numri i vdekjeve nga aksidentet gjatë 2020-s në Shqipëri ishte 181. Krahasuar me vitet e tjera, këto shifra janë tejet të reduktuara, si rrjedhojë e kufizimit të qarkullimit nga Covid-19.Sipas të dhënave të INSTAT, 23% e të cilave ishin femra. Gjatë të njëjtit vit, u numëruan 1,234 aksidente rrugore gjithsej. Prej këtyre, në 85% të rasteve fajtorë kanë qenë drejtuesit e mjeteve dhe në 15% të rasteve fajtor kanë qenë këmbësorët. Në fakt, vendet e rajonit kryesojnë renditjen për numrin më të lartë të vdekjeve të shkaktuara nga aksidentet në rrugë. Në vend të parë renditet Rumania, ku sipas të dhënave statistikore për 2020 kishte 85 vdekje për çdo 1 milion banorë. Ndjekur nga Mali i Zi, në vendin e dytë me 77, Serbia në vend të katërt me 71 dhe Bullgaria me 67, referuar raportit të Transport Community Permanent Secretariat. Në vendet fqinje si Italia dhe Greqia, norma e vdekjeve nga aksidentet gjatë 2020-s përllogaritet të jetë përkatësisht 40 dhe 54, sipas Eurostat.
Cilat janë shkaqet kryesore të aksidenteve në vend?
Avni Ponari, në një analizë të disa viteve më parë rendit nëntë shkaqe se përse ka kaq shumë aksidente në Shqipëri ndër të cilat përmendim: Drejtimin e mjetit pa praktikat e duhura, humbjen e reflekseve apo e kontrollit të mjetit, infrastruktura rrugore, mjetet e tejpërdorura në rrugët e këqija, mungesa e sinjalistikës në rrugët hyrëse e dalëse, drejtimi i automjeteve nën efektin e alkoolit, përdorimi multifunksional i rrugëve të makinave duke kaluar në to kamionë, vetura, lopë e dele, biçikleta pa kriter, mungesa e mbrojtëseve të duhura anësore, vendosja e gomave të përdorura nga drejtuesit e mjeteve, përdorimi i gomave të njëjta si në dimër ashtu dhe në verë dhe së fundmi mungesa e frikës ndaj ligji.