Sindroma e lodhjes kronike post Covid-19

88

Mund t’iu mbajë në krevat gjithë ditën ose t’iu lodhë e marrë frymën në veprimet më të thjeshta. Chris Cuomo, spiker i CNN, shprehet se ”Encefalomyeliti myalgjik është një mënyrë fine e të thënit sindroma kronike e të lodhurit”.

Sipas Qendrës Amerikane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve, 35% e njerëzve të monitoruar nga një grup të shëruarish nga Covid, raportuan lodhje të vazhdueshme.

Në më pak se një vit nga pandemia e Covid-19, ekspertët pranojnë se ka akoma shumë për të mësuar lidhur me efektet e tij, fizikisht dhe mendërisht. ”Ky virus, kur u shfaq për herë të parë në Wuhan të Kinës, ne u fokusuam në sëmundjet respiratore, por tani e dimë se është shumë më i ndërlikuar se kaq”.