Sindikata e Punonjësve të Kujdesit Shëndetësor kërkesë me katër pika për Kryeministrin

337
Sigal

Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor kërkon që të gjithë ata mjekë, të cilët kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19  të shpallen dëshmorë të kombit. Me anë të një deklarata, Sindikata parashtron 4 kërkesa.

Në deklaratë  thuhet gjithashu se duhet të bëhet sigurimi i jetës i personelit shëndetësor. Kërkohet rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

Në fund Sindikata thotë se personelit shëndetësor të çdo niveli duhet që t’i sigurohen të gjitha kushtet optimale, në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Deklarata i është përcjellë kryeministrit të vendit Edi Rama, opozitës dhe Presidentit Ilir Meta.