‘Siguria’ pro dryshimit në ligj për FA. Debate për përgjimin e civilëve

522
Sigal

Shqyrtimi i ligjit për Forcat e Armatosura në Komisionin e Sigurisë ka nisur me debate të forta mes përfaqësuesve të qeverisë dhe opozitës demokrate. Deputetë e djathtë i kërkuan informacion mbi ekspertizën që qeveria i referohet për këtë ligj i cili sipas tyre tejkalon kompetencat.

Rreth ndërhyrjes së Forcave të Armatosura në ndalimin e civilëve zëvendës ministri i Mbrojtjes Petro Koçi sqaroi mekanizimin që parashikon ligji, cili vjen në përputhje me parashikimet ligjore të kodit penal.

Në fund Komisioni i Sigurisë me votat e maxhorancës dhe pa opozitën, kaloi nen për nen dhe në tërësi ndryshimet në ligjin për forcat e armatosura