Si u lidh kontrata e rrugës së Aeroportit të Vlorës mes kreut të ARRSH-së dhe firmës, në 31 dhjetor 2021!

389
Sigal

Më 31 dhjetor 2021, disa orë para natës së ndërrimit të viteve, drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi ishte në punë! Larg erës së gjelit të detit, përsheshit apo gotës së verës, Berberi po bënte qokën e radhës. Kur të gjithë ishin në përgatitje e sipër të tryezës, apo për të parë spektaklin e Erion Velisë me fishekzjarrë, Berberi po “qethte” sërish fondet publike, pasi vetëm me një të rënë të lapsit ai i shkaktoi një dëm të konsiderueshëm buxhetit të shtetit. Jo pak, por plot 700 mijë euro!Një shumë e konsiderueshme, ku mund të bëhej një rrugë për komunitetin apo edhe për rikonstruksionin e rrugëve të tjera. Por, në këtë rast, Berberi ishte i Fushës. Jo asaj fushës ku do ndërtohet Aeroporti i Vlorës, por i kompanisë Fusha, një nga të preferuarat e Rilindjes, ku pasi bëri “kërdinë” me Lali Erin, po zhvendoset në Vlorë, në vendin ku kryeministri jonë ka qenë deri para pak muajsh deputet i zonës.. Ose më saktë, që kryeministri Edi Rama e përuroi me disa makineri të marra borxh, por që ende s’ka filluar ende nga puna. Sipas një krahasimi, mes ofertës më të ulët dhe asaj fituese, diferenca në lekë është plot 69.696.041 lekë pa TVSH, ose mbi 700 mijë euro! Pra, në natën e ndërrimit të viteve shqiptarët do të kishin këtë shumë më pak në dispozicion, vetëm për tekat e Berberit, që favorizon firma të caktuara. Për të shkuar te fituesi, Berberi s’kualifikoi plot 10 firma, ndërsa bëri procedura tepër të dyshimta. Nëse Tushe i Lushnjes është në burg për një tender 20 milionë lekë të rinj, Berberi këtë shumë as nuk e shpërfill.Sipas dokumentit të mësipërm, në datën 31 dhjetor 2021, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka lidhur kontratën me firmën Fusha për kontratën me objekt “ndërtim rruga lidhëse e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës – Autostrada Fier Vlorë”.

Fondi limit për këtë tender ishte 267.030.666 lekë pa TVSH. Ndërkohë, vlera totale përfundimtare e kontratës është 251.919.750 lekë, pra shumë afër fondit limit. Këtë shumë ofruan kompanitë “Fusha” & “5D Konstruksion” që u shpallën edhe fitues të këtij tenderi. Sipas dokumenteve, oferta më e ulët në këtë tender ishte 140.237.084 lekë pa TVSH. Ndërkohë, fitues u shpall “Fusha” me një ofertë prej 209.933.125 lekësh, ose 69.696.041 lekë më shumë sesa oferta më e ulët.Një diferencë e frikshme, duke parë edhe objektin e kontratës, por për Berberin një gjë e tillë është normale. Aq më tepër që, për të shkuara te firma fituese, Berberi s’kualifikoi plot 10 firma që ofruan më pak sesa fituesi. “Shkelqimi 07” ofroi 140 milionë lekë, “Company riviera 2008” ofroi 140.591.619 lekë. “B93 II & B-93 & Shendelli” ofruan 156 mln, ndërkohë “Alb tiefbau & Infratech …” ofruan 173 milionë.“Sireta 2F” kishte ofertë 175. “Alba konstruksion” 186 milionë, “COLOMBO” 194, ndërsa “EUROKOS HOLDING” 197 milionë. Ofertat kanë vijuar nga “S.M.O.UNION & GLAVENICA” me ofertë 207 milionë, ndërsa i 10-ti është renditur “DENIS & HMK” me ofertë 209 milionë. Fusha, e 11-ta ofroi 209 milionë, e cila u shpall edhe fituese. Ndërkohë, për çudi 10 firmat e para u s’kualifikuan me arsye të ndryshme dhe qesharake. Kështu, “Shkëlqimi 07” u s’kualifikua se ka në pronësi karburantin afër rrugës. Ndërkohë, e dyta u s’kualifikua se “s’ka punë të ngjashme”. E treta, sërish për punë të ngjashme, ndërsa e katërta se s’ka “licencë projektimi”. Firma e pestë u s’kualifikua se s’kishte “një punonjës, ekspert për ndihmën e parë dhe ndërhyrjen ndaj emergjencave”. Me të njëjtën arsye edhe firma e gjashtë. Kështu edhe firmat e tjera, për të mbërritur te firma e renditur e 11-ta!Boldnews.al.