Si të parandaloni uljen e shikimit të njërit sy në moshën pediatrike

531
Sigal

AMBLIOPIA – DEMBELIZMI I SYRIT/ Vetëm ndërhyrja në kohë e duhur me anë të terapisë mund të korrigjoj defektin viziv 

Ambliopia apo dembelizmi i syrit është një defekt viziv që shoqërohet me ulje të shikimit të njërit apo të dy syve në moshë pediatrike dhe nëse nuk ndërhyhet në kohën e duhur, me anë të terapisë, mund të bëhet e pa korrigjueshme dhe fëmija mund të mbetet me pamje të dobët për gjithë jetën. Në lindje fëmija ka afërsisht 10% të shikimit të të rriturit dhe gradualisht deri në moshën 6 vjeçare, syri, rrugët e pamjes dhe qendra e shikimit në tru maturohen gradualisht për të arritur deri në 100% të kapacitetit. Nëse gjatë kësaj periudhe, shumë të rëndësishme për zhvillimin e syrit (mosha 0 deri ne 6 vjeç) paraqiten problem të tilla si strabizmi apo anisometropia, pengohet zhvillimi normal i shikimit dhe syri mund të mbetet dembel.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf