Si ra në pranga Shefja e Shërbimit në Kurbin / Manipulonte provat për të dënuarit

250
Sigal

Të tjera detaje dalin në dritë nga arrestimi i Shefes së Shërbimit të Provës në Kurbin, Lindita Lelçaj.

Burimet raportojnë se në një hark të shkurtër kohor, Arjola Preçi prokurore e Laçit ka arritur të zbardh një rast korrupsioni nga ana e Lelçajt.

Të njëjtat burime sqarojnë se Lelçaj manipulonte provat për persona që vuanin dënimin, duke dhënë verifikime edhe për të dënuar që ndodheshin jashtë vendit.

Sipas burimeve, gjatë momentit të arrestim, Shefes së Shërbimit të Provës i janë gjetur edhe një sasi vlere monetare, të cilat i ishin dhënë nga i infiltruar.