Si po shkatërrohet Tirana/Liqeni i Thatë mbushet me inerte ndërtimesh

737
Sigal

Zona e liqenit është kthyer në një ndër më të preferuarat për kompanitë e ndërtimeve. Vetëm gjatë 3 viteve të fundit, pallatet janë shtuar si kërpudhat ndërsa banorët ankohen gjithnjë e më shumë për ndotjen e ambjentit.

Pas zhavorrit dhe zhurmës, tashmë edhe Liqeni po kthehet në një ‘kazan’ të madh inertesh. Qytetarët shprehen se uji i liqenit po filtrohet dhe po përdoret për pallatet e një kompanie të madhe ndërtimi që po ndërton aty pranë.

Ata tregojnë të shqetësuar se edhe aty ku tashmë është Liqeni i Thatë do të bëhen ndërtime të reja.