Si është gjendja e të shtruarve në dy spitalet COVID, ja sa pacientë janë të intubuar

291

Sigal

Duke njoftuar situaten me te fundit ne vend, per koronavirusin, qe ka shenuar ne total 475 te prekur, Ministria e Shendetesise ka dhene sot detaje edhe lidhur me gjendjen e pacienteve te shtruar ne dy spitalet COVID ne vend.

Sipas ministrise, në shërbimin infektiv aktualisht janë 37 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 prej tyre i intubuar.

“Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 46 pacientë”- njoftoi Ministria e Shendetesise ne deklaraten e sotme per mediat.

Kujtojme se gjatë 24 orëve të fundit, 16 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 248.