Duket se për të gjithë ata që kanë zgjedhur të bëjnë pushime gjatë muajit gusht, temperaturat do të jenë favorizuese.
Sipas meteorologëve i gjithë territori do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, ndërkaq temperaturat gjatë 5 ditëve të ardhshme do të jenë të larta dhe do të arrijnë deri në 38 gradë.
Në ndryshim nga vitet e shkuara, kur muaji gusht ka regjistruar temperaturat ekstreme deri në 41 grade, këtë vit vlera maksimale është 38 gradë.
Sa i takon bregdetit sinoptikanët këshillojnë pushuesit që të bëjnë kujdes veçanërisht ne jug të vendit ku gjatë pasditeve në fundjavë do të ketë erë dhe dallgë.