Shumica e lagjeve të kryeqytetit pa energji elektrike, shkak reshjet e dendura dhe përmbytjet

502
Sigal

Për shkak të motit te keq gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, një pjesë e mirë e kryeqytetit ka mbetur pa energji elektrike.

OSHEE sqaron se janë permbytur disa kabina dhe për pasojë është detyruar të stakojë energjinë deri në uljen e nivelit të ujit. 

Gjithashtu bëhet e ditur se përmbytje ka edhe në TEC e Kombinatit, ndërsa janë dëmtuar dy fidrat 25 dhe 26 tek nënstacioni Selitë.

Për pasojë zonat pa energji elektrike në Tiranë janë: Rr “Tish Daia”, Eleonora, pranë Kopshtit Botanik, Kodra e Diellit, zona pranë ish-Drejtorisë se ujërave (Selitë), zona pranë ish-SMT, zona pranë shkollës “Bajram Curri”, zonat “Rruga Bardhyl”, Porcelani, ish-Kinostudio, zona e Kombinatit, Rruga e Qelqit, Yzberisht, etj.