Shukri Xhelili lihet në burg nga Krimet e Rënda

618
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Shukri Xhelilin, ish-kreu i Bashkisë së Dibrës, i cili u përfshi në një skandal seksual para pak ditësh ku i kërkonte një vajze 20-vjeçare seks në këmbim të një pune. Xhelili akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv” dhe mësohet se avokati i tij e ka cilësuar të padrejtë vendimin. Ish-kreu i Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili, është arrestuar para dy ditësh me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Policia e ka ndaluar në Dibër, disa orë pas vendimit të gjykatës, e cila ka vendosur masën e arrestit burg pa afat.
Më parë, ish-kreu i Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili, u hetua për tri vepra penale, pas publikimit të videoskandalit, ku ai është filmuar me zë dhe figurë teksa i kërkonte favore seksuale një 20-vjeçareje, në këmbim të vendit të punës. Ish-kryebashkiaku i Dibrës, i cili u shkarkua me një vendim qarkullues të Këshillit të Ministrave, do të hetohet në gjendje të lirë. Në filmimet e transmetuara të enjten e kaluar në mbrëmje, Xhelili i kërkon favore seksuale një vajze të re për një vend pune.
Pasi i firmos kontratën, Xhelili dhe vajza takohen në Tiranë dhe shkojnë në një hotel në kryeqytet, mirëpo vajza, që kishte regjistruar gjithçka me kamera, refuzon të kryejë marrëdhënie seksuale duke u larguar nga hoteli në momentet e fundit. Të gjitha veprimet procedurale janë kryer nën kryesimin e prokurorit të Rrethit Gjyqësor të Dibrës.
Sigal