Shtyhet takimi i ministrave të Jashtëm për negociatat e Shqipërisë

268
Sigal

Burime diplomatike europiane konfirmojnë  se do të shtyhet takimi i ministrave të Jashtëm dhe Çështjeve Europiane.

Ky takim ishte parashikuar të mbahej në 10 nëntor dhe do të shqyrtonte ndër të tjera kuadrin negociues për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për në 17 nëntor.

Kjo shtyn edhe diskutimin e sotëm në gjirin e ambasadorëve të përhershëm të BE-së për kuadrin negociues për të dyja vendet.

Sot pritej që ambasadorët e përhershëm të kishin një diskutim kyç mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.