Shtyhet seanca ndaj bosit turk të kriptomonedhave, avokati kërkon të njihet me provat

110
Sigal

Seanca e sotme ndaj bosit turk të kriptomonedhave Faruk Ozer është shtyrë. Kjo pasi avokati mbrojtës i tij ka kërkuar të njihet me provat. Data për seancën e rradhës nuk është publikuar ende.

Turku Faruk Fatih Ozer u arrestua më 30 gusht. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim. Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për “bossin” e kriptomonedhave Faruk Fatih Ozer, i cili ishte shpallur në kërkim që prej një viti nga Turqia, ndërsa dyshohej që prej asaj kohe fshihej në vendin tonë.

28-vjeçari turk Faruk Ozer, u arrestuar në Himarë.

Mësohet se i riu ka pasur një kompani turke në të cilën ftonte biznesmenë të ndryshëm të investonin në kriptomonedha dhe më pas është zhdukur duke marrë përfitime që i kalojnë 2 miliardë dollarë.