Shtohet numri i maturantëve ngelës

947
Sigal

“Rritet numri i maturantëve ngelës në sistemin parauniversitar. Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, numri më i lartë të maturantëve ngelës regjistrohen në provimin e Matematikës, i ndjekur nga provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, si dhe asaj të Gjuhës së Huaj.

Krahasuar me një vit më parë, përqindja e maturantëve ngelës këtë vit është disa herë më i lartë”.

Nga matura shtetërorë, në rezultatet e dala nga provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, rreth 1900 maturantë kanë marrë notën 4 (5.2%) ndërsa një vit më parë ngelnin vetëm 3.8%.

Ndërsa vetëm një maturant në kryeqytet rezulton ekselent, duke marrë 59 pikë nga 60 që ishte totali, duke u vlerësuar me notën maksimale 10.

E ndërsa numri i nxënësve që i janë nënshtruar maturës shtetërore është rritur këtë vit, për Gjuhën e Huaj, 1 363 maturantë ose 3.29 % prej tyre, janë ngelës, ndryshe nga një vit më parë, kur të tillë ishin vetëm 1%.

Provimi i Matematikës vijon të jetë më i vështiri i maturantëve. Nga 36 mijë, 135 maturantë, në provimin e maturës shtetërore kanë marrë notë 4, rreth 6 %, ose e thënë ndryshe rreth 2 200 nxënës kanë ngelur.

Ngelësit në Matematikë janë në të njëjtat kuota si një vit më parë. Numri i nxënëseve me rezultate të dobëta është 6 herë më i lartë në krahasim me nxënësit me notën maksimale 10. Referuar të dhënave nga MAS nota mesatare e provimit të Gjuhës Shqipe dhe letërsisë në rang vendi është 6.5.