Shtohen 44 tarifa të reja për shërbimet

654
Përparim HALILI

Edhe Arkiva e Shtetit shton 44 tarifa, rrit 150% – 300% çmimet për shërbimet ekzistuese
Pas çdo dëgjese të Kryeministrit kundër grabitqarëve dhe parazitëve të zyrave, miratohen vendime për të rrjepur qytetarët
– Zbatimi nis nga data 1 Shtator 2017, detyrim për qytetarët dhe bizneset vendas e të huaj
Pas çdo dëgjese që ministrat, deputetët, kryeministri dhe udhëheqësit e ‘Rilindjes” bëjnë me popullin, duke e ftuar në luftën kundër administratës së tej-fryrë, kundër zyrtarëve parazitë e grabitqarë, çuditërisht shtohen taksa të reja, për të cilat qytetarët dhe bizneset paguajnë taksa. Po kështu, rriten edhe çmimet në shërbimet publike ekzistuese. Pas rritjes së çmimit të ujit në Tiranë dhe në 45 bashki të tjera, pas rritjes së çmimeve në shërbimin tatimor, doganor e përmbarimor, pas rritjes së çmimit në transportin publik tokësor, detar e ajror, pas rritjes së çmimeve të ilaçeve jetike dhe të ushqimeve, një shërbim tjetër publik ka vendosur rritjen e çmimeve ekzistuese dhe shtimin e shumë taksave të reja në këto shërbime, nisur prej faktit që është shërbim monopol dhe i kërkuar prej qytetarëve. Këtë herë, çmimet i ka rritur Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit, institucioni “parazit” që ka rritur në masën 80%-150% tarifat ekzistuese, plus që ka sajuar edhe 21 taksa shërbimesh të reja, të cilat janë me tarifa tepër të larta! Burime të “Telegraf”, bëjnë me dije, se kjo rritje çmimesh dhe shtim taksash të reja është bërë pas një ultimatumi që kryeministri i ka dhënë drejtorit çam të Arkivës së Shtetit, për pakësimin e numrit të punonjësve, që duhet thënë se janë një ushtri e madhe, 40% e të cilëve janë parazitë që paguhen si shefa, zv/shefa, ekonomistë, financierë, kartelistë, fotokopjues, IT, përgjegjës sektorësh, këshilltarë, konsulentë teknikë, ekspertë, specialistë të jashtëm e të brendshëm, pa llogaritur një “duzinë” punonjësish, shumica e të cilëve nuk përputhen profesionalisht me vendin e punës si veteriner, mësues muzike, infermier, violinist, por që janë “arkivë” e borderosë së Arkivës së Shtetit në qendër e në prefektura, të emëruar me grada partiake, duke nisur që prej Drejtorit të Përgjithshëm Ardit Bido, me profesion “sekretar personal” i Shpëtim Idrizit! Natyrisht që çdo “fije letër” që kërkohet nga arkiva do të paguhet, por është absurde, që përveç pagesës së lartë për pranimin e kërkesës së dokumenteve, të paguash përsëri edhe për çdo faqe dokument, plus shërbim personeli! Natyrisht që një dokument arkivor filmik do të paguhet, por jo t’i vendoset çmimi sa kostoja e një filmi kinematografik! Urdhri i drejtorit Bido, është një goditje tjetër financiare që u jepet qytetarëve, të cilën po e përdor abuzivisht ky drejtor dhe parazitët e tij që duan të mbajnë vendet e punës dhe të rritin rrogat mujore, duke shfrytëzuar faktin, që mijëra qytetarë e biznese detyrohen të trokasin në “portën” e Arkivës së Shtetit për të marrë dokumente! Se sa zyrtarë parazitë ka në këtë institucion, këtë e di partia çame dhe qeveria! Se si administrohen të ardhurat nga taksat në këtë institucion “bunker”, këtë mund dhe duhet ta zbardhë qeveria dhe drejtësia! Në dimë vetëm faktin, që nga data 1 Shtator 2017, Arkiva e Shtetit u ofron shqiptarëve shërbime me 45 tarifa të reja dhe me çmime 80%-150% më të larta, gjë që është vendosur me Urdhrin Nr. 247, datë 28. 07. 2017 të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave “Për miratimin e tarifave të njësuara të shërbimit të dokumentacionit në Rrjetin Arkivor Kombëtar të Republikës së Shqipërisë”. Më poshtë po publikojmë pagesat e reja për shërbimet:
Tarifat për shërbimet ekzistuese
1. Dokument Gjendjeje civile (lindje, martesa, vdekje): 500 lekë
2. Dokument vjetërsie në punë: 500 lekë
3. Tarifa e pranimit për përgjigje të përshpejtuar (1-5 ditë): 4.000 lekë
4. Tarifa e fotokopjimit: 50 lekë, për 1 faqe A/4
5. Tarifa e pranimit të kërkesës, kur nuk janë fond krijues: 1500 lekë
6. Tarifa e pranimit për përgjigje të përshpejtuar (1-5 ditë): 10.000 lekë
7. Tarifa e fotokopjimit 100 lekë për 1 faqe A/4
8. Kërkesa të shtetasve të huaj: 15.000 lekë
9. Tarifa e fotokopjimit për shtetasit e huaj: 200 lekë, për 1 faqe A/4
10. Brenda 15 ditëve, qytetari ka të drejtë që kërkesa e tij e paguar, të rishikohet pa tarifë pranimi dhe mbas këtij afati, duhet të bëjë aplikim të ri me pagesë tjetër, me vlerë 1500 lekë.
11. Tarifa për të gjithë studiuesit vendës: 30 lekë, për 1 faqe A/4
12. Tarifa për studiuesit e huaj: 100 lekë, për 1 faqe A/4
13. Tarifa për skanimin dhe fotografimin e dokumenteve: 20 lekë, për 1 faqe A/4
14. Tarifa e “CD”-së, plus 50 lekë
15. Fotokopje dhe përpunim (retushimi i të dhënave personale-parapagesë): 300 lekë, për 1 faqe A/4
16. Tarifa për skanimin e fotografive: 100 lekë për 1 faqe A/4
17. Tarifa e “CD”-së, plus 50 lekë
18. Digjitalizim për herë të parë (nga origjinal në format “SD”): 18.000 lekë/ora
19. Digjitalizim për herë të parë (nga origjinal në format “SD”): 300 lekë/minutë
20. Dhënie vepër të plotë, të digjitalizuar më parë: 3000 lekë/ora
21. Dhënie vepër të plotë, të digjitalizuar më parë: 50 lekë/minutë
22. Dhënie sekuencash materiale arkivale (pa të drejtat e përdorimit): 1.500 lekë/minutë
23. Dhënie sekuencash materiale arkivale (plus të drejtat e përdorimit) për përdorim privat apo studimor: 1.500 lekë/minutë
24. Dhënie materiale arkivale (plus të drejtat e përdorimit) për vepër, derivate:
– Kur vepra derivat, do të transmetohet për publik ndërkombëtar: 50.000 lekë/minutë 
– Kur vepra derivat, do të transmetohet për publik lokal: 10.000 lekë/minutë
25. Vizionim: 200 lekë dhe tarifa e “CD”-së, plus 50 lekë.

Tarifat e dokumenteve teknike
1. Vetëm shikimi i një dokumenti teknik: 200 lekë
2. Dhënie e një flete projekti (bardh e zi): 2215 lekë
3. Dhënie e një flete projekti (me ngjyra): 3215 lekë
4. Dhënie e një flete projekti tip: 750 lekë
5. Dhënie e një flete projektim bidimensioni: 2215 lekë
6. Dhënie “Gen-plan” nga hartat, për një pronësi, format A-4 (bardh e zi): 1450 lekë
7. Dhënie “Gen-plan” nga hartat, për një pronësi, format A-4 (me ngjyra): 1630 lekë
8. Dhënie “Gen-plan” nga hartat, për një pronësi, format A-3 (bardh e zi): 2900 lekë
9. Dhënie “Gen-plan” nga hartat, për një pronësi, format A-3 (me ngjyra) 3260 lekë
10. Dhënie dosje pronësie (bardh e zi): 1450, plus 270 lekë/faqe
11. Dhënie dosje pronësie (me ngjyra): 1630, plus 270 lekë/faqe
12. Dhënie e 1 flete preventive, parashtesë, vendimi këshilli teknik, etj: 550 lekë, plus 20 lekë/faqe

Tarifat për planet rregulluese të qytetit dhe fshatit
1. Plan rregullues qyteti, me popullsi 10.000 banorë: 750 lekë/hektari
2. Plan rregullues qyteti, me popullsi 20.000 banorë: 1000 lekë/hektari
3. Plan rregullues qyteti, me popullsi 50.000 banorë: 1350 lekë/hektari
4. Plan rregullues qyteti, me popullsi 100.000 banorë: 1700 lekë/hektari
5. Plan rregullues qyteti, me popullsi 200.000 banorë: 2000 lekë/hektari
6. Plan rregullues qyteti, me popullsi mbi 200.000 banorë: 2250 lekë/hektari
7. Plan rregullues fshati, me popullsi: 500 banorë: 175 lekë/hektari
8. Plan rregullues fshati, me popullsi: 1000 banorë: 230 lekë/hektari
9. Plan rregullues fshati, me popullsi: 2000 banorë: 270 lekë/hektari
10. Dhënie plansheta gjeodezike, për shkallën 1:2000: Pagesa500 lekë/hektari
11. Dhënie plansheta gjeodezike, për shkallën 1:1000: Pagesa 660 lekë/hektari
12. Dhënie plansheta gjeodezike, për shkallën 1:500: Pagesa 1180 lekë/hektari
13. Dhënie plansheta gjeodezike, për shkallën 1:200: Pagesa 1820 lekë/hektari
14. Dhënie plansheta gjeodezike, për shkallën 1:100: Pagesa 2400 lekë/hektari
15. Dhënia e thellësisë së sondave të puseve: 1350 lekë/metër linear
16. Dhënie studime-punime gjeologjike-gjeofizike, deri në 5 hektarë: 2700 lekë/hektari 17. Dhënie studime-punime gjeologjike-gjeofizike, deri në 10 hektarë: 2400 lekë/hektari 18. Dhënie studime-punime gjeologjike-gjeofizike, deri në 20 hektarë: 1520 lekë/hektari 19. Dhënie e studime-punime gjeologjike-gjeofizike, deri në 30 hektarë: 900 lekë/hektari 20. Dhënie e studime-punime gjeologjike-gjeofizike, mbi 30 hektarë: 500 lekë/hektari
21. Dhënie e një pike koordinate: 700 lekë

Tarifat e restaurimeve
1. Ndërhyrje fillestare (grafike, fotografike, historike, arkivore): 1000 lekë
2. Çmontimi i lidhjeve: 200 lekë
3. Analiza e bojës: 50 lekë
4. Pastrimi mekanik(heqja e pluhurave): 400 lekë
5. Pastrimi kimik(larja në vaska/pastrimi kimik-mekanik): 700 lekë
6. Mizurazioni i “PH”-it, stabilizimi i “PH”-it: 2000 lekë
7. Shtrirja: 200 lekë
8. Konsolidimi: 1500 lekë
9. Integrimi i lakunave me letra japoneze, ankorim i bordurave: 800 lekë
10. Laminimi: 1200 lekë
11. Axhustimi perimetral: 100 lekë
Sigal