Shtetarët bëjnë pensionet e tyre… 1000-1500 dollarë, për popullin pensione 100 $

698
Shtetarët dhe politikanët shqiptarë, prej 23 vitesh po vazhdojnë të krijojnë privilegje shërbimesh dhe pagesash për veten e tyre. Kur është fjala për që kanë lidhje me kërkesat jetike të popullit si rritje pagash, ndarje banesash sociale, rritje ndihme ekonomike, rritje pensionesh invaliditeti, për ulje çmimi energjie, uji, ushqimesh, transporti, librash, shkollimi, ilaçesh etj., ata bëjnë premtime butaforike por vendimet për to i zvarritin me vite… pa i votuar, duke i futur nëpër amendime e projektligje pa fund, me debate të qëllimshme fiktive. Ndërsa ligjet që “rregullojnë” pagat dhe privilegjet e tyre të majme, i hartojnë në unison e në heshtje në komisione parlamentare, i votojnë në parlament dhe i zbatojnë “brenda ditës”. Pas rritjes në dhjetor 2014 të pagave e shpërblimeve të tyre mujore deri në 3.4 milionë lekë, deputetët majtas e djathtas, në “mirëkuptim dhe pa asnjë debat” publik në parlament, në datën 26 mars 2015 kanë miratuar Ligjin Nr. 27/2015, për rritjen e pensioneve milionëshe të pleqërisë vetëm për veten e… tyre! Mjafton të lexosh ligjin e posaçëm “për rritje pensione shtetarësh” të para 1 muaji dhe konstaton, se shtetarët shqiptarë, ashtu si gjatë kohës që janë në poste shtetërore ku paguhen me miliona lekë paga, dieta financiare brenda e jashtë vendit, eskorta, dhurata, strehim, telefona, karburante, bileta udhëtimi, shpërblime e bonuse të tjera financiare nga taksat e shqiptarëve, kanë bërë ligj që edhe pensionet e tyre të pleqërisë t’i kenë mbi… 1 milionë lekë, madje “udhëheqësit” e lartë t’i kenë deri në 1500 dollarë në muaj, ose sa 16 pensione invaliditeti e sa 15 pleqërie të popullit! Mos u habitni, por pensione mbi 1 milionë lekë në muaj, sipas Ligjit Nr. 27/2015, datë 26 mars 2015 do të përfitojnë dhe shërbëtorët e shtetarëve si zëdhënësja, këshilltarë, drejtorja departamentesh, sekretare etj., mjafton tek kenë qenë deri në 2 vjet në shërbim të tyre, në çfarëdo lloj detyre të përcaktuar nga ligji i ri i pensioneve për shtetarët. Me ligjin në fjalë, duket haptazi, që shtetarët kanë strukturuar një “klikë” shoqërore e nepotike e cila përfiton pensione mbi 1 milionë lekë në muaj, madje edhe ata që kanë ikur nga postet qysh prej vitit 1996! Janë ndarë në grupe, sipas gradave të posteve që kanë mbajtur dhe mbajnë, duke përcaktuar masën e pensionit për secilin funksion. Përfitojnë pensione deri në 1 e mbi 1 milionë lekë të gjithë ata që kanë qenë shtetarë qysh prej vitit 1991, mjafton të kenë qenë 2 vjet në poste, por përfitojnë edhe paga shtesë kur nuk janë me në funksione, aq paga mujore, sa muaj kanë qenë në poste! Ndërsa shqiptarët dihet se çfarë pensionesh kanë, madje sipas INSTAT rezulton se 1 milionë, 57 mijë e 342 shqiptarë janë pa pensione për shkak se kanë qenë e vazhdojnë të jenë pa punë! Ndërsa shtetarët, me 2 vjet punë si shtetarë, përfitojnë pensione milionëshe! Ky ligj i ri pensionesh vetëm për shtetarët e lartë që edhe në pleqëri, u siguron atyre pensione mujore mbi 1 milionë lekë, vjen pas vendimit të votuar me mirëkuptim e fshehurazi nga të dy palët pozitë-opozitë, lidhur me rritjen e pagave e shpërblimeve të deputetëve nga 1 janari 2015, ndërkohë që kanë nxjerr vendim për mos rritjen e pagave e pensioneve të popullit për 3 vitet 2015-2016-2017, ndërsa deri tani janë rritur me 2% vetëm pensionet e invalidëve.
——————————————————— 
Ja të ardhurat mujore të deputetëve, që kanë bërë ligjin për pensione mbi 1 milion lekë për veten dhe shtetarët
1. Paga e deputetit: 156 mijë e 750 lekë (22 ditë).
2. Paga ditore e deputetit: 7125 lekë në ditë.
3. Deputeti i grupit parlamentar me 10 deputetë: 15% shtesë page.
4. Kryetari i grupit parlamentar me më pak se 10 deputetë: 5% shtesë page.
5. Kryetarët e komisioneve parlamentare: 5% shtesë page.
6. Për 1 mbledhje komisioni: 2 mijë lekë të reja (12 mbledhje në muaj).
7. Deputeti përfiton: 20 shpërblime mujore, me nga 2 mijë lekë të reja.
8. Kryetari i komisionit paralamentar: 2500 lekë të reja për çdo mbledhje.
9. N/kryetari komisionit parlamentar: 2200 lekë të reja për çdo mbledhje.
10. Deputeti përfiton: 24 mijë lekë të reja në muaj, për pjesëmarrje në sesionet normale
11. Deputeti përfiton: 40 mijë lekë të reja në muaj për mbledhjet në komisione të veçanta.
12. Për çdo mbledhje të konferencës së kryetarëve: 2500 lekë të reja pagesë.
13. Për dietat brenda vendit: 4% e pagës, ose 6271 lekë për çdo ditë shërbim në zonën ku është deputet.
14. Deputeti përfiton: 6 dieta në muaj me nga 6271 lekë të reja, ose 38 mijë lekë të reja në muaj.
15. Deputeti që nuk është banor i Tiranës, përfiton: 12 dieta mujore në muaj me 6271 lekë të reja, ose 75 mijë e 252 lekë në muaj.
16. Deputeti kur del nga Tirana: 3 mijë lekë të reja për çdo natë fjetje në hotel, deri në 12 netë fjetje.
17. Pagesë telefoni për kryetarët e komisioneve dhe grupeve parlamentare: 20 mijë lekë të reja në muaj.
18. Pagesë telefoni për deputetin: 17 mijë lekë në muaj.
19. Deputeti përfiton: 35 mijë lekë në muaj, për transport publik.
20. Kredi strehimi: me 0% interes
—————————————-
Ja sa pension përfiton presidenti Nishani, me ligjin e dekretuar nga presidenti Nishani
1. Paga mujore: 257 mijë lekë
2. Pensioni: 25% e pagës referuese si president, baras me 64 mijë e 250 lekë
3. Shtesa: 5%, për 3 vjet: 38 mijë e 550 lekë
4. Përfitimet për efekt pensioni si deputet në vitet 2005-2012: Paga mesatare: 101 mijë lekë
5. Pensioni si deputet: 25 mijë e 250 lekë
6. Shtesa mbi 2 vjet si deputet: 25 mijë lekë
7. Me ligjin e ri, vetëm nga posti si President: Pension pleqërie: 102 mijë e 800 lekë, plus 50 mijë e 250 lekë, nga pensioni si deputet dhe shtesa 2 vjet si deputetë në vitet 2005-2012
8. Ligji përcakton pension sa 60% të pagës referuese dhe me këtë ligj Presidenti i Republikës, do ta ketë pensionin mujor 154 mijë e 200 lekë të reja, ose 1500 dollarë në muaj.
—————————————————-
Ja sa pension përfiton deri sot kryeministri Rama, me ligj të miratuar nga kryeministri Rama
1. Paga: 220 mijë lekë
2. Pensioni: 25% e pagës referuese, baraz me 55 mijë lekë
3. Shtesa prej 5% për 2 vjet: 22 mijë lekë
4. Pensioni deri tani me kaq vite kryeministër: 77 mijë lekë
———————————————-
Ja sa pension përfiton ish-kryeministri Sali Berisha, që denoncon “babëzinë” e shtetarëve
1. Paga referuese si Kryeministër 2005-2013: vlera 220 mijë lekë
2. Pensioni: 25% e pagës referuse: 55 mijë lekë
3. Shtesa prej 5%, për 6 vite: 66 mijë lekë
4. Pensioni si Kryeministër: 121. 000 lekë
5. Paga si deputet 2013-2017: 110. 000 lekë
6. Pensioni si deputet: 27 500 lekë
7. Shtesa prej 5%: 22 000 lekë
8. Pensioni i ish-Kryeministrit Sali Berisha: 120 mijë lekë të reja
———————————–
Ja rritja e bërë, për disa nga pensionet e popullit
Pensioni minimal
Ishte 12.024 lekë
Bëhet 14.350 LEKË
Pensioni mesatar
Ishte 24.548 lekë
Bëhet 26. 680 lekë
Pensioni i lartë
Ishte 24.548 lekë
Bëhet 29.189 lekë
Pensioni në fshat
Ishte 11.973 lekë
Bëhet 12.866 lekë
—————————————————
Ja pensionet e invalidëve
1. Personave me Aftësi të Kufizuara: 9900 lekë të reja në muaj.
2. Personat invalidë të verbër: 11 mijë e 250 lekë në muaj.
3. Invalidët paraplegjikë, pension: 9900 lekë të reja muaj.
4. Invalidët tetraplegjikë, pension: 9900 lekë të reja muaj.
——————————————–
Ja ndihma ekonomike mujore për popullin
1. Jepen 1900 lekë të reja në muaj për kryefamiljarin.
2. Jepen 1800 lekë të reja për bashkëshorten
3. Jepen 1260 lekë të reja për anëtarët e tjerë të familjes mbi moshën 18 vjeç.
4. Jepen 900 lekë të reja në muaj, për anëtarët e familjes në dhe nën moshën 18 vjeç
5. Jepen 2600 lekë të reja në muaj, kur familja ka vetëm 2 bashkëshortë.
6. Jepen 3 mijë lekë të reja në muaj për viktimat e trafikimit (pa të ardhura)
7. Jepen 3 mijë lekë të reja në muaj për viktimat e dhunës në familje (pa të ardhura).
————————————————
Disa paga punonjësish të shtetit
1. Punonjësit e Policisë: 57 mijë e 344 lekë
2. Ushtarakët/Mbrojtja: 43 mijë e 472 lekë
3. Nëpunësit e mesëm: 37 mijë e 199 lekë
4. Mësuesit e shkollave: 54 mijë e 828 lekë
5. Infermierët: 37 mijë e 854 lekë
——————————————————–
Ja sa janë pagat bazë mujore, të disa prej shtetarëve që “qajnë” për varfërinë e popullit
1. Presidenti: 257 mijë lekë në muaj
2. Kryeministri: 220 mijë lekë në muaj
3. Kryet. Kuvendit: 230 mijë lekë në muaj
4. Zv/kryeministri: 200 mijë lekë në muaj
5. Deputeti: 156 mijë e 750 lekë
6. Ministri: 156 mijë lekë në muaj
7. Prefekti: 118 mijë e 500 lekë
8. Kryetari Qarkut: 133 mijë lekë
—————————————————————
Ja 60 funksionarët shtetërorë, që përfitojnë pensione milionëshe
1. Presidenti i Republikës
2. Kryetari i Kuvendit
3. Kryeministri
4. Zv/Kryeministri
5. Ministrat
6. Zv/Kryetari Kuvendit
7. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese
8. Kryetari i Gjykatës së Lartë
9. Prokurori i Përgjithshëm
10. Kryetari i KLSH
11. Kryetari i SHISH
12. Shefi i Shtabit të Ushtrisë
13. Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
14. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi
15. Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil
16. Zv/Kryetari KLD
17. Gjeneralët e ushtrisë
18. Kryepolicët me gradë “madhor”
19. Deputetët e Kuvendit
20. Anëtarët e KQZ,
21. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese
22. Anëtarët e Gjykatës së Lartë
23. Avokati i Popullit
24. Kreu i ILDKPKI
25. Kryetari Akademisë së Shkencave
26. Sekretarët e Shtetit
27. Zv/Ministrat
28. Shef Kabineti i Kryeministrit
29. Drejtore Sigurimeve Shoqërore
30. Guvernator i Bankës së Shtetit
31. Zv/Guvernator i Bankës së Shtetit
32. Kryeinspektor i Bankës së Shtetit
33. Kryetar i Gjykatës së Apelit
34. Kancelar i Gjykatës së Lartë
35. Sekretar i Përgjithshëm në Ministrisë
36. Drejtor i ISKSH
37. Drejtor i Shërbimeve Qeveritare
38. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve
39. Drejtor i Doganave
40. Zv/Kryetar i Akademisë së Shkencave
41. Sekretar i Shkencor i Akademisë së Shkencave
42. Zv/ Prokuror i Përgjithshëm
43. Shef Protokolli i Presidencës
44. Kryetar i Komitetit Olimpik
45. Drejtor i Përgjithshëm në Ministri
46. Drejtori i RTVSH,
47. Zv/drejtori i RTVSH
48. Drejtor i ATSH
49. Këshilltarët e Presidentit
50. Këshilltarët e Kuvendit
51. Këshilltarët e Kryeministrit
52. Këshilltarët e Ministrave
53. Avokati i Shtetit
54. Kryetari i Arbitrazhit të Lartë Shtetëror
55. Prefekti
56. Rektori Universitetit të Tiranës
57. Ambasador
58. Atashe Diplomatik
59. Kryetar Qarku
60. Drejtor i Arkivës Qendrore
——————————————
Ja 15 ligjet e pensioneve, që ndalojnë miratimin e Ligjit Nr. 27/2015, datë 26 mars 2015
1. Ligji nr. 932, datë 17.5.1995 shpallur me dekretin nr. 1109, datë 30.5.1995 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, botuar në Fletoren Zyrtare nr. 12, datë 16. 6. 1995.
2. Ligji nr. 8286, datë 16.2.1998 shpallur me dekretin nr. 2000, datë 20.2.1998 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani, botuar në Fletoren Zyrtare nr. 6, datë 9.3.1998.
3. Ligji nr. 8392, datë 2.9.1998 shpallur me dekretin nr.2211, datë 15.9.1998 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani, botuar në Fletoren Zyrtare nr.22, datë 5.10.1998.
4. Ligji nr.8575, datë 3.2.2000 shpallur me dekretin nr.2548, datë 10.2.2000 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani, botuar në Fletoren Zyrtare nr.4, datë 16.3.2000.
5. Ligji nr.8776, datë 26.4.2001 shpallur me dekretin nr.3004, datë 10.5.2001 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani, botuar në Fletoren Zyrtare nr.24, datë 20.5.2001.
6. Ligji nr.8852, datë 27.12.2001 shpallur me dekretin nr.3212, datë 31.12.2001 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani, botuar në Fletoren Zyrtare nr.60, datë 31.12.2001.
7. Ligji nr.8889, datë 25.4.2002 shpallur me dekretin nr.3323, datë 14.5.2002, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani, botuar në Fletoren Zyrtare nr.18, datë 17.5.2002.
8. Ligji nr.9058, datë 20.3.2003 shpallur me dekretin nr.3814, datë 8.5.2003 të Presidentit të 45 Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, botuar në Fletoren Zyrtare nr.41, datë 27.5.2003.
9. Ligji nr.9114, datë 24.7.2003 shpallur me dekret nr.3940, datë 19.8.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, botuar në Fletoren Zyrtare nr.78, datë 22.9.2003.
10. Ligji nr.9377, datë 21.4.2005 shpallur me dekretin nr.4567, datë 6.5.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, botuar në Fletoren Zyrtare nr.37, datë 30.5.2005.
11. Ligji nr.9498, datë 3.4.2006 shpallur me dekretin nr.4832, datë 25.4.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, botuar në Fletoren Zyrtare nr.37, datë 2.5.2006.
12. Ligji nr.9600, datë 27.7.2006 shpallur me dekretin nr.5020, datë 4.8.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, botuar në Fletoren Zyrtare nr.84, datë 9.8.2006.
13. Ligji nr.9708, datë 5.4.2007 shpallur me dekretin nr.5268, datë 17.4.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, botuar në Fletoren Zyrtare nr.48, datë 24.4.2007.
14. Ligji nr.9768, datë 9.7.2007 shpallur me dekretin nr.5397, datë 16.7.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, botuar në Fletoren Zyrtare nr.90, datë 21.7.2007.
15. Ligji nr.10 070, datë 5.2.2009 shpallur me dekretin nr.6069, datë 20.2.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, botuar në Fletoren Zyrtare nr.17, datë 27.2.2009.
——————————–
Skandali-pa koment dhe paradokset shqiptare .
Ligji Nr. 9588, datë 25.7.2006 përcakton: Masa e pensionit nuk caktohet përpara daljes në pension
Neni 3
“Rillogaritja e pensioneve për periudhën 1.1.1997 – 14.6.2005 Pensionet e pleqërisë në qytet, që kanë datë fillimi datën 1.1.1997 deri më 14.6.2005, përfshirë edhe këtë datë dhe që vazhdojnë të paguhen pas datës 1.7.2006, rillogariten sipas neneve 32, 33, 34, 59, 60, 61 e 62 të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe të akteve nënligjore në fuqi, të dala në zbatim të tij. Rillogaritja bëhet në bazë të pagave të dokumentuara e të paraqitura në kohën e caktimit të pensionit…”
2- Pensioni pas 10 -15 vjetësh i deputetëve , ministrave dhe funksionarëve të lartë të shtetit
Sigal