“Shtëpia e Lirisë”/ Zbulohet logoja e koalicionit mes kandidatëve të Berishës dhe LSI-së në zgjedhjet e 6 marsit (FOTO)

189
Sigal

Sali Berisha ditën e djeshme ka prezantuar kandidatët e Komisionit të Rithemelimit për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Ish-kryeministri për herë të parë zbuloi se në këto zgjedhje këta kandidatë do të hyjë në koalicion me LSI-në dhe LDK e Nard Ndokës. Berisha tha se ky koalicion do të identifikohet me emrin “Shtëpia e Lirisë”.

Kandidatët e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”:
Lulzim Vrana – Vorë
Premtim Kryemadhi – Dibër
Hekuran Xhani – Rrogozhinë
Ardian Muka – Durrës
Elton Bano – Lushnje
Bardh Spahia – Shkodër

Ditën e sotme është zbuluar edhe logoja e koalicionit mes kandidatëve të Komisionit të Rithemelimit të PD-së dhe LSI-së, e cila do të duket kështu: