Shtatori nis me shi dhe vranësira, rrebeshe shiu dhe rrufe në disa zona!

216
Sigal

Me nisjen e shtatorit nisin dhe reshjet e shiut.

Sipas MeteoAlb: Orët e paradites paraqiten me vranësira të dendura në zonat veriore ndërsa kthjellime dhe vranësira të lehta do të ketë në qendër dhe jug të territorit.

Mesdita sjell shtim të vranësirave në të gjithë vendin ku në zonat lindore do të ketë zhvillim të vranësirave konvektive duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu, herë pas here shirat do të shoqërohen me shkarkesa rrufesh.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes gjithashtu edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 31°C.

Era do fryjë mesatare ne toke dhe deri e forte në det duke arritur shpejtësinë 50 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor, kjo do të bëjë në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 4 ballë.