Shtatë mjekë të Urgjencës gati të “braktisin” Shqipërinë? Flet Ogerta Manastirliu

700
Shtatë mjekë të Urgjencës përgatiten të lënë Shqipërinë dhe të largohen drejt Gjermanisë për punë më të mirë, por një fakt të tillë e mohon Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.
E ftuar në emisionin “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa, Manastirliu tha se nuk kishte dijeni për një fakt të tillë, por sqaroi se mjekët specialistë të Urgjencës kanë një kontratë të firmosur me QSUT-në të cilës duhet t’i përmbahen me rigorozitet të plotë.
A keni ju dijeni se nga Urgjenca do të largohen drejt Gjermanisë 7 mjekë specializantë?
Ministrja: Unë nuk kam një informacion të tillë, por dua t’ju them se mjekët specializantë kanë një kontratë, ato janë shumë të qarta. Ata mjekë që janë me kuota të zëna do vijojnë të qëndrojnë këtu.
Sigal