Shqiptari e goditi 7 herë me thikë, ish-gruaja zgjohet në spital: Ku janë fëmijët e mi? Avokatët: Ata kishin arritur marrëveshje, gjithçka dukej e qetë

124
Sigal

Një grua me origjinë shqiptare u godit disa herë me thikë nga ish-partneri i saj në lagjen “La Spezia” të Migliarinës në Itali.

Gruaja ndodhet ende e shtruar në spital për të kuruar plagët e saj, ndërsa pas zgjimit, pyeti se ku i kishte fëmijët.

“Ku janë fëmijët e mi, si janë?”, citojnë gruan mes lotësh, mediat italiane, e cila u qëllua brenda një autobusi të mbushur me njerëz që shkonin drejt detit.

Ndërkohë, disa qindra metra më tutje, ish-shoku Sokol Begaj, 37 vjeç, shqiptar ndodhet në qeli në burgun e vilës Andreino, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë.

“Ai është në një gjendje të vështirë psikologjike sepse nuk mund ta kuptojë se çfarë ka ndodhur”, thotë avokati i tij, Cristian Falconi.

Një ditë para ngjarjes, ish-çifti kishte arritur një marrëveshje jashtëgjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve.

“Ata kishin ardhur së bashku. Dukej se kishin gjetur mirëkuptim. Kemi parë kaq shumë çifte që grinden për kujdestarinë e fëmijëve. Ata nuk e bëjnë. Dhe pastaj ata u larguan së bashku. Gjithçka dukej e qetë”, thonë avokatët.

Ish-partnerja ka paditur Begajn për keqtrajtim në familje, akuzë që ende nuk është gjykuar. Para ngjarjes, shqiptari kërkoi ndihmë mjekësore në spital dhe më pas takoi prindërit e tij.