Shqiptari alarmon kalimtarët në Itali, policia i vë prangat duke përdorur sprajt djegës

493
Një shqiptar ka alarmuar banorët në Varese të Italisë duke dalë totalisht jashtë kontrollit. Shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur punonte si shpërndarës kafeje.
Shqiptari është shtrirë në rrugën “Parini 25” në Gallarate duke ulëritur, sulmuar kalimtarët dhe makinat që kalonin. Gjithashtu ai ka sulmuar dhe pronarin e një lokali si dhe ka thyer xhamat e disa ndërtesave.
Në videon e publikuar nga mediat italiane duket shqiptari i shtrirë në tokë teksa bërtet me të madhe ‘Ndihmë ! Ndihmë!”. Dy policë i kanë vendosur prangat, por e kane pasur shumë të vështirë dhe si ndihmë kanë përdorur sprajt dhe piper djegës.
Në ndihmë të policisë kanë ardhur edhe disa kalimtarë. Nuk dihen ende shkaqet që kanë detyruar shqiptarin të ndërmarrë të tilla veprime, ndërsa është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Sigal