Shqiptarët mbi popullojnë burgjet italiane

583
Në burgjet italiane ka gjithsej 2598 shtetas shqiptarë, të dënuar për krime të ndryshme thonë të dhënat e fundit zyrtare të publikuara.
Këto të dhëna konfirmojnë se shqiptarët nuk kryesojnë listën e kombësive më problematike, paçka se, janë grupimi i dytë më i madh i emigrantëve në vend.
Por, pavarësisht kësaj, shifrat flasin për një prevalencë të lartë të shqiptarëve në burgjet e Italisë.
Norma e të burgosurve shqiptarë në raport me popullsinë shqiptare në Itali fiksohet në 0.55%, çka do të thotë se, një në 170 shqiptarë në vendin fqinj është dënuar për një kundravajtje penale. Po të bëjmë krahasimin me vendin tonë, shifra është bindshëm më e lartë.
Në Shqipëri, kjo normë fiksohet në vetëm 0.2%, ose një i burgosur për çdo 491 banorë. Pra, norma është thuajse tre herë më e lartë. Por, kjo nuk do të thotë aspak se Shqiptarët në Itali janë më të predispozuar për të kryer një kundravajtje penale se sa në vendin e tyre, për faktin e vetëm se, në Shqipëri pandëshkueshmëria është një plagë e kahershme që ende nuk ka gjetur zgjidhje.
Sigal