Shqiptarët gjenerojnë më pak plehra se europianët. Pse…

579
Shqipëria kryeson renditjen europiane për prodhimin e plehrave për frymë me sasinë më të ulët. Prodhimi i plehrave për frymë është një tregues i mungesës së zhvillimit, pasi prodhuesi më i madh i mbetjeve është sektori i industrisë. Po dyshohet se kjo lidhet e me varfërinë pra me konsumin e ulët. Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria prodhon 367 kilogramë plehra për frymë në vit, ndërsa mesatarja e BE është 1806 kilogram.
Ndër shtetet e BE-së, Estonia prodhon sasinë më të madhe të mbetjeve për frymë me 9500 kilogram mbi katër herë më shumë se mesatarja BE-së më pas në radhe vjen Belgjika me mbi 4900 kilogramë për frymë.
Politikat e BE-së për menaxhimin e mbetjeve synojnë të ulin ndikimet mjedisore dhe shëndetësore të mbetjeve dhe të përmirësojnë efikasitetin e burimeve të Evropës. Qëllimi afatgjatë është kthimi i Europës në një shoqëri riciklimi,duke shmangur mbeturinat dhe duke përdorur mbeturinat e pashmangshme si një burim kudo që të jetë e mundur. Qëllimi është të arrihen nivele shumë më të larta të riciklimit dhe të minimizohet nxjerrja e burimeve shtesë natyrore.
Sigal