Ndoshta mund të ju duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Disa shqiptarë në SHBA kanë bërë dhuratë disa pajisje me vlerë 500.000 dollarë për spitalin Kavajës, por shteti kërkon taksë doganore. Denoncimin e ka bërë Donald Dervishi.

Skandal!

Falë shqiptarëve të USA dhe koordinatores Ina Farka për spitalin e Kavajës janë dërguar pajisje shëndetësore me vlerën 500,000$. Nga këto shteti shqiptar kërkon taksë doganore 100,000$. Shqiptarët e Amerikës paguan transportin rreth 15,000$ nga xhepat e tyre që këto pajisje t’i shkonin njerëzve në nevojë! Media duhet të investigojë. Si mund të presim ne që gjërat të ndryshojnë në Shqipëri, pa qenë humanë?