Shqipëria “portë” kontrabande, për 30 ditë 31 të arrestuar, sekuestrohen sasi të mëdha nafte

100
Sigal

Shqipëria është kthyer muajt e fundit në një portë kontrabande, kryesisht me naftën por edhe produktet farmaceutike. Vetëm gjatë shtatorit janë sekuestruar mbi 2 milion litra naftë

 

Vepra penale e kontrabandës ka shënuar rritje të ndjeshme vitin e fundit ndërsa policia vetëm muajin e fundit ka arrestuar 31 persona.Ndërkohë mbi 100 të tjerë rrezultojnë të jenë të implikuar në kalimin e mallrave kontrabandë.Drejtori i krimit ekonomike-financiar në Policinë e Shtetit Lutfi Minxhozi në një intervstë për u shpreh se gjatë muajit shtator më shumë raste te goditjes ishin ato të kontrbandës së naftës por edhe të produkutëve farmaceutike.”Kryesisht është në fushën e mallrave akcizës. Deri tani kemi sekuestruar 2 milion e 700 litra naftë, paketa cigaresh, vajëra lubrifikantë, produkte farmaceutike,” tha ai.Sipas drejtorit Minxhozi problem vijon të jenë peshkarexhat të cilët kryejnë aktivitetin e mallrave kontrabandë pasi ata furnizohen në det neutral.”Vazhdon kontrabanta përmes pëeshkarexhave. Pastaj janë edhe pikat e kalimit. Sot po përdoren edhe forma të tjera të maskimit të mallrave kontrabantë si autobusë dhe furgona,” tha ai.

Lidhur me evidentimin e 83 veprave penale vetëm për muajin shtator, drejtoria e krimit ekonomik-financiar po bashkëpunon me struktura të tjera.”Janë organizuar edhe policia e krimit ekonomik me strukturat e kufirit që kanë një plan të posaçëm masash vetëm për këtë fushë,” tha ai.Sipas të dhënavë të siguruara nga 1 shtator janë evidentuar 83 vepra penale, me 109 autorë të implikuar.Po ashtu 31 janë arrestuar e ndërsa 78 janë proceduar në gjëndjë të lirë. Në total policia ka sekuestruar mbi 2 milion litra naftë, flori, aparate celularë dhe produkte ushqimore etj.

Pikëpyetjet me kontrabandën dhe dësmia e kapiteni të anijes

Policia me herët kapi një anije me më shumë se 2 300 ton naftë kontrabandë në Durrës, e cila në total bashkë me taksat vlerësohet të kapë një vlerë rreth 4.2 milion dollar.Deri më tani nuk kishte asnjë sqarim tjetër nga autoritetet e vendit përveç një njoftimi policie, i cili jepte vetëm faktin, por asgjë mbi porositësin dhe agjencinë doganore që do të kryente procedurat në port për këtë anije.

Në dëshminë e tij të dhënë në polici, kapiteni anijes shprehet i çuditur nga fakti se është arrestuar dhe madje akuzuar për kontrabandë. Ai thotë se ishin nisur normalisht nga Bengazi i Libisë pasi një kompani shqiptare kishte porositur sasinë prej 2 3 ton naftë.

Në deklaratën e tij, kapiteni Zuhair Alkëafi shprehet madje se kjo nuk ishte hera e parë që sillnin naftë nga Libia në Durrës duke konfirmuar edhe ardhjen me të njëjtin itinerar të paktën edhe dy herë gjatë kësaj vere.Duke mos përmendur emër, kapiteni i anijes tha se ndërkohë që po prisnin që të futeshin në port, kompania që kishte porositur naftën nuk pranoi mallin dhe ata u detyruan që të qendronin aty për disa orë deri në momentin kur u arrestuan me akuzën e kontrabandës.

“Neve para se të vinim në shqipëri kemi lajmëruar 48 orë përpara komoaninë dhe kapitenerinë shqiptare konform të gjitha rregullave. Nëse do bënim kontrabandë do ta lajmëronim kapitenerinë?! Ne erdhëm në Durrës dhe ishim në pritje të dorëzonim mallin“, tha ndër të tjera kapiteni.