Shqipëria në Krizë Ekonomike/ Pse Qeveria nuk anulon koncesionin 450 MLN € të Bashkim Ulajt e t’ia japë popullit?!

187
Sigal

Vendi është kapluar nga rritja ekstreme e produkteve të shportës, atyre bazë të konsumit ditor për secilin qytetar dhe kolapsi ekonomik i mospërballimit të tyre me rrogat që ka shteti shqiptar për shtresën e mesme po kthehet në lak që po u merr frymën shqiptarëve.

Të gjendur në këtë situatë, ku të varfërit po vuajnë për bukën e gojës dhe nuk përballojnë dot as të blenë një bukë që ka shkuar me çmim të rritur unanimisht në 120 Lekë, qeveria njoftoi Paketën e Rezistencës Sociale për qytetarët në nevojë dhe pensionistët, për një periudhë 3-mujore në vlerën e 30 mijë lekëve të vjetra.

Duke qenë se shteti është në gjendje të jashtëzakonshme, pse qeveria nuk anulon një nga koncesionet e dhëna oligarkëve në mënyrë që t’i rikthejë të ardhurat Buxhetit të Shtetit dhe më pas t’i rialokojë ato në sektorët që kanë më së shumti nevojë në këtë periudhë për ndërhyrje?!

Një nga koncesionet e fundit të dhëna nga qeveria, është ai i Thumanë-Kashar me 450 MLN € të dhëna oligarkut Bashkim Ulaj. Koncesioni është miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe i ka dhënë xhepave të shqiptarëve goditjen më të rëndë të përllogaritur ndonjëherë.

Pse qeveria favorizon oligarkët në këtë kohë krize dhe torturon popullin e varfër duke u kursyer paratë e vetë taksave të tyre? Pse lë popullin me ndihmesa të papërfillshme paketash ndaj tregut, “të rezistojë” e të pasurve të vendit u shton pasurinë?!

Qeveria e vendit me në krye kryeministrin funksionon si një “Robin Hood” i kohëve moderne: U merr të varfërve për të pasuruar më shumë të pasurit… Dhe kjo duket se ka vetëm një synim, që është ai i zhdukjes së shtresës se mesme dhe thellimit të hendekut midis të varfërve ekstreme dhe të pasurve oligarkë.