Shqipëria mbyll kufirin me Britaninë / Manastirliu njofton qytetarët që kthehen nga Anglia

297
Sigal

Teksa një numër i madh vendesh në Europë kanë mbyllur kufijtë me Britaninë e Madhe pas shfaqjes së variantit të ri të Covid, këtë gjë e ka bërë edhe Shqipëria.

Lajmin e bëri të ditur sot ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila tha se kjo masë merret për të mos rrezikuar shtimin e rasteve të infektuara.

Gjithashtu Manastirliu tha se do të izolohen për 2 javë të gjithë ata qytetarë që kanë ardhur nga Anglia.

Lexo edhe : Mutacioni i covid-19 / Virusi i ri infekton tre shtete të tjera pas Anglisë

“Po vijohen hetimet për variantin e ri të Coronavirus. Ky mutacion i ri është i transmetueshëm. Kjo rritje sjell shtimin e numrit të infektuarve. Komiteti teknik i ekspertëve bën apel për kujdes.

Pezullim i fluturimeve me Britaninë duke filluar nga ora 6 nesër deri më 6 janar. Karantinë 14 ditore për ata që vijnë nga Britania. Ky izolim i detyrueshëm vjen si masë paraprake për të shmangur këtë mutacion,” tha Manastirliu.

Lexo edhe : ‘Pandemia mbaron në vitin 2025’ / Konspiracionisti jep arsyen