Shqipëria mbyll kufijtë me të gjithë shtetet fqinje,lejohet veç transporti i mallrave

428
Sigal

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se do të mbyllen kufijtë me të gjithë fqinjët në kuadër të masave të reja ndaj koronavirusit. Në një sqarim të shkurtë në rrjetin social Facebook Rama tha se të hapura rrugët do të mbeten vetëm për transportin e mallrave.

“NGA NESËR, E DIELË 15 MARS NË MESNATË, ORA 00.00, TË GJITHA HYRJET TOKËSORE NË SHQIPËRI NGA MALI I ZI, KOSOVA, MAQEDONIA E VERIUT DHE GREQIA, DO TË MBYLLEN PËR TË GJITHË UDHËTARËT ME AUTOBUS, MIKROBUZ APO VETURË!

KUFIRI TOKËSOR I SHQIPËRISË DO TË QËNDROJË KUDO I HAPUR VETËM PËR TRANSPORTIN E MALLRAVE” sqaron Rama.

Më herët Shqipëria mbylli kufijtë edhe me Italinë fqinje e cila aktualisht është vedni i dytë në botë për nga goditja e rëndë që ka marrë nga përhapja e koronavirus.