Shqipëria duhet t’i kishte shkëputur marrëdhëniet zyrtare me Konferencën e Vendeve Islamike

726
Hajro Limaj

Shqipëria paska marrë pjesë me ambasadorin tonë në Ankara në mbledhjen e Organizatës Islamike të organizuar nga Erdogani dhe ka deklaruar qëndrimin e saj kundër vendimit të Trampit për çështjen e Jeruzalemit. Kush jemi ne?

1. Shqipëria duhet të kishte shkëputur të gjitha marrëdhëniet zyrtare me Konferencën e Vendeve Islamike, mbasi Shqipëria është vend evropian dhe kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Politikanët shqiptarë nuk duan ta kuptojnë akoma që kjo zvarritje e hapjes së negociatave me BE dhe dhunimi i të drejtave të kosovarëve për të lëvizur të lirë në Evropë, siç e ka prej kohësh Serbia, ka edhe arsyen e madhe; që Botën Shqiptare e shikojnë si vend islamik.

2. Si mund të bëhet pjesë e kundërshtisë qeveria shqiptare ndaj vendimit të presidentit Amerikan, pavarësisht se kush është, kur Shqipërinë, Kosovën dhe më tej Botën Shqiptare e ka shpëtuar dhe do ta shpëtojë vetëm Amerika. Erdogani për qëllimet e tij prej kohësh është në kontradikta me Amerikën dhe Evropën.

Gabime shumë të rënda këto në politikën e jashtme strategjike, e cila mund të na kushtojë shumë në të ardhmen.
Sigal