Shpëtohet vogëlushja e ngecur në hekurat e ballkonit

497
Dy burra janë quajtur heronj pasi kanë shpëtuar një vajzë të vogël, e cila kishte përfunduar e varur në hekurat e ballkonit të një ndërtese katër katëshe. Incidenti dramatik ishte filmuar në qytetin Meizhou në provincën Guangdong të Kinës Jugore.

Britmat e saj thuhet se janë dëgjuar nga fqinjët të cilët të tronditur kanë hapur dritaret e tyre dhe kanë dalë menjëherë në rrugë për të parë momentin tronditës.

Një dëshmitar ka filmuar momentin kur dy burra të shpejtë kanë hipur në çatinë e një ndërtese tjetër për të kaluar në ballkonin e katit të katërt ku vajza ishte e ngecur. Pas përpjekjeve të shumta, burrat heronj ia kanë dalë ta fusin sërish brenda banesës vajzën e vogël për rreth gjysëm ore.

Raportohet se për momentin nuk ndodhej askush në shtëpi pasi mamja e saj kishte ikur në punë. Fatmirësisht vajza ishte e pa dëmtuar përpos dhimbjeve në fyt dhe nofull.
Sigal