Shpërthimi në Vlorë/ Ja ç’ka mbetur nga fabrika e çorapeve…(VIDEO)

536
Sigal

Detaje të reja dalin në lidhje me shpërthimin që ndodhi në qytetin e Vlorës gjatë mbrëmjes së kaluar. Shperthimi është kryer me lëndë plasëse të dyshuar tritol ndërsa është vendosur në murin pranë godinës së fabrikes. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar muret e godines si dhe janë plasaritur muret e pallatit pranë.

Fabrika e çorapeve që ka rënë pre e sulmit me lëndë plasëse është në pronësi të një shtetasi egjiptian.

Deri më tani shkaqet e kësaj ngjarje janë të paqarta. Paraprakisht dyshohet se janë dy personat që mund të kenë vendosur lëndën plasëse në fabrikë, pasi ka dëshmitarë që i kanë parë duke vrapuar vetëm pak sekonda pas shpërthimit.

Sipas burimeve policore, njëri prej tyre është arrestuar dhe po merret në pyetje për ngjajren.