Shpërthimi në Kamëz, mjetit “BMW X5”, iu vendos rreth 100 gramë eksploziv, si shpëtoi pronari

215
Sigal

Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi i eksplozivit në Kamëz, një ditë më parë.

eksplozivi, lloji i të cilit nuk është përcaktuar ende, ishte vendosur poshtë mjetit “BMW X5”, që përdorej nga shtetasi Gjon Mena.

Lënda plasëse nuk ishte e lidhur me mjetin, por ishte vendosur direkt në tokë, poshtë parakolpit të mjetit.

Si pasojë e shpërthimit të lëndës eksplozive, e cila mendohet se ka qenë më pak se 100 g, ka marrë dëmtime të lehta në të dyja këmbët Gjon Mena, i cili ka qenë në afërsi të mjetit dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është larguar për në banesë.

Policia e ka referuar çështjen për vrasje të mbetur në tentativë dhe po heton për identifikimin e autorëve.

I dëmtuari, i cili është me precedentë penalë, është pyetur në lidhje me dyshimet e tij.

Ndërkohë që policia po punon me kamerat e sigurisë për të identifikuar personin që ka vendosur lëndën plasëse apo që e ka ruajtur Menën, derisa ka parkuar në atë zone.