Shpërthimi në Fier, 38-vjeçari probleme me pronat

592
Një shpërthim tronditi mbrëmjen e djeshme qytetin e Fierit, ku makina e 38-vjeçarit Ervin Memo shpërtheu bashkë më të brenda.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:55 në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, dhe nga të dhënat e para mendohet se atij mund ti kenë vënë një minë me telekomandë.
Siç bëhet me dije, 38-vjeçari makinën tip ‘Benz” e kishte nxjerrë në shitje, ndërsa herë pas here e ndizte që të mos i binte bateria dhe të mos pësonte ndonjë defekt.
Të njëjtën gjë bëri edhe mbrëmjen e djeshme, por makina e tij shpërtheu, duke e lënë të plagosur 38-vjeçarin
Ende nuk ka ndonjë pistë të saktë lidhur me ngjarjen, por policia po heton lidhur me disa gjyqe që familja e tij ka pasur për disa toka në Fier.
Blutë e Fierit kanë sekuestruar të gjitha pamjet filmike nga kamerat e sigurisë, dhe nga këqyrja e tyre nuk është vënë re ndonjë person i dyshimtë që i afrohet makinës.
38-vjeçari ndodhet në spital ku po merr edhe mjekimet e nevojshme.
Mësohet se ka pësuar dëmtim në nofullën e djathtë, ndërsa nga shpërthimi ai ka marrë shumë copa xhami në trup.
Sigal