Shpërthim tritoli gjatë natës jashtë banesës në Vlorë, vetëm dëme materiale

439
Sigal

Një shpërthim me tritol ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen ‘Kushtrim’ në Vlorë. Lënda plasëse ka shpërthyer në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit J.D. nga shpërthim nuk ka patur persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vlorë, paraprake: Rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, konkretisht në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit J.D., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.