Shpërthim në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik, shtatë persona të plagosur. Detajet e para

318
Sigal

Një shpërthim ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik, tek reparti i Oksigjenit në uzinën e përpunimit dhe prodhimit të çelikut në Elbasan, Kurum.

Paraprakisht raportohet për shtatë metalurgë që janë plagosur. Tre prej tyre janë dërguar në spital dhe një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia dhe 3 autoambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.