Shpërthim me lëndë plasëse në një dyqan në pronësi të efektivit të Policisë, ja dëshmia e tij e parë. Çfarë filmuan kamerat e sigurisë

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mbrëmjen e shkuar në fshatin Katund i Ri në Sukth, në derën e një dyqani që është në pronësi të shtetasit Hysen Gashi.

Nga raportimet e para mësohet se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

Sigal

Mësohet se dyqani ku është vendosur lënda plasëse i përket punonjësit të policisë së Rendit në Durrës, Hysen Gashi.

Nga kamerat e sigurisë është zbuluar se ka qenë një automjet që ka kaluar me shpejtësi dhe ka hedhur eksplozivin.

Gashi aktualisht punon me forcat Shqiponja dhe ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd, dhe se dyshon që ngjarja t’i ketë ndodhur për shkak të detyrës.