Shpërthen bobola e gazit në Vlorë, shkatërrohet banesa

531
Sigal

Një tjetër shpërthim për shkak të një bombole gazi në Vlorë. Policia e Vlorës bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:27, në fshatin Drashovicë, ku për shkaqe aksidentale ka shpërthyer një bombol gazi në banesën e shtetasit R.H.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz ndërsa banesa ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Grupi hetimorë dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendin e ngjarjes. Vijojnë veprimet e mëtejshme procedurale.

Po sot, në orët e para të mëngjesit një banesë ka marrë flakë në Vlorës si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, duke lënë të plagosur pronarët e shtëpisë.