Shpërthen kunati i Zhaneta Josifit: Mafia ‘sekrete’ fetare është tek Selvia dhe Pazari i Ri

361
Sigal

Kunati i Zhaneta Josifit, Sotir Kristollari ka dhënë detaje në lidhje me sektet fetare ku dyshohet se i përkisnin anëtaret e familjes që sollën horrorin në Kombinat. Në një prononcim kunati i Zhanetës rrëfeu detaje të reja nga ngjarja. Ai thotë se sektet fetare janë llumi i kësaj shoqërie dhe mund të jenë më të rrezikshme se drogërat. Sipas Sotirllarit, sekte të tilla që i quan “mafia e sekteve fetare” ndodhen në dy destinacione “Selvia” dhe Pazari i Ri”. Ai shtoi më tej se gjendja e Blertës ëhstë duke u përmisërësuar, ndërkohë që vuri në dukje se vajzës i dukeshin brinjët kur u gjet. “Kam mësuar që media është hedhur në sulm, disa janë të vërteta e disa jo. Mesa kuptoj kur bashkëpunojnë të gjitha organet e shtetit Shqiptar problemi duhet të zgjidhet deri në fund. Këtu duhet të ngrihet në këmbë e gjithë shoqëria Shqiptare. Kjo është më keq se koronavirusi që po bie tani dhe po vdesin njerëzit, sepse është ideologji e dëmshme për rininë. Drogat dhe sektet fetare janë shumë të rrezikshme për rininë tonë, për të ardhmen e vendit. Sekti i tyre është i përzier fillon me Protestantët dhe përfundon tek Selvia. Ato që keni parë në shtyp unë s’kam shkuar në spital. Gjendja e saj këto ditë po stabilizohet, të rrish 40 ditë pa ngrënë të bie rezistenca. Janë aty i ka policia ato librat që gjenden tek Selvia, por edhe tek Pazari i Ri shikoni se keni mafien e sekteve fetare,”– u shpreh Kristollari.