Shpërthen bombola e gazit, plagoset e moshuara në Durrës

217
Sigal

Një tjetër incident është shënuar nga shpërthimi i bombolës së gazit.

Policia bënë me dije se një 70-vjeçare është plagosur pasi ka shpërthyer bombola në banesë.

Ngjarja ka ndodhur në Kullë rreth orës 12:00. Sakaq, e moshuara është nisur drejt spitalit, ku po merr trajtim mjekësor.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.07.2021, rreth orës 12:00, në Kullë, Durrës, në banesën e shtetasit U. M., ka plasur një bombël gazi, e për pasojë është lënduar shtetasja S. M., 70 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.